VIDEO/ Roma buzëqesh përsëri, dy më të diskutuarit i japin tre pikët skuadrës së Gasperinit

Jan 6, 2026 | 20:31

Roma ka lënë pas disfatën me Atalantën dhe u është kthyer fitoreve në Serinë A, në luftën për një vend në katërshen e parë.

sdffdssdfsfdsfdsfdfsd

Skuadra e Gasperinit fitoi me shifrat 2-0 në transfertë përballë Leçes, në një ndeshje në të cilën Ylber Ramadani ishte titullar por u zëvendësua në minutën e 64-t. Golat e ndeshjes për verdhekuqtë erdhën nga dy futbollistë të cilët kanë qenë në dyshim në këtë periudhë dhe përflitet se do të jenë të sakrifikuar në merkaton e janarit.

Ferguson ishte ai i cili i dha avantazhin verdhekuqve në pjesën e parë të ndeshjes, ndërsa shifrat u dyfishuan nga Dovbik i cili e zëvendësoi në pjesën e dytë.

Kësisoj, Roma merr një fitore e cila e çon për momentin vetëm 3 pikë larg kreut që mbahet nga Interi.

Goli i Ferguson (VIDEO)

Goli i Dovbik (VIDEO)

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al

Te lidhura