VIDEO/ Risia e Silvinjos tund rrjetën në Poloni, gol me kokë pas ftesës nga Kombëtarja!

Mar 21, 2026 | 19:44

Bujar Pllana është risia e listës së Kombëtares para ndeshjes së “play off”.

bujar pllana

24-vjeçari u zyrtarizua sot, ndërsa në prag është sfida me Poloninë. Dhe pikërisht në Poloni shënoi një gol mjaft të bukur për Lekia Gdansk.

Ishte minuta e 11-të, kur Pllana tundi rrjetën pas zhytjes me kokë në zonë. Kështu u zhbllokua sfida ndaj Pogon Szczecin, që vlen për javën 26 të kampionatit polak.

Pllana, i lindur në Mitrovicë, vendosi të përfaqësojë Kombëtaren pasi më parë luante për Kosovën. 24-vjeçari është pjesë e Lekia Gdansk, që nga viti 2024. /Panorama Sport/

Goli i Bujar Pllanës: (VIDEO)

© Panorama.al

Te lidhura