Ndërsa qytetarët janë mbledhur sërish para Kryeministrisë në ditën e 38-të të revoltës kundër Edi Ramës, një patronazhist është kapur “mat” duke iu bërë foto.
“Poshtë patronazhistët”, dëgjohen duke thënë protestuesit.
Pavarësisht presioneve dhe kërcënimeve që protestuesit kanë thënë se janë përballur, ata janë të vendosur në revoltën e tyre kundër qeverisë.
Edhe sot përsëritën kërkesën e tyre të panegociueshme për dorëheqjen e kryeministrit.
© Panorama.al












