Aktivisti: S’ka patronazhistë që mund të na ndalojë dhe të na përçajë! Për këta s’ka më ndarje mes zyrës së Partisë dhe zyrave të shtetit!

Jul 7, 2026 | 20:41

Aktivisti Arbër Lleshi ka deklaruar gjatë protestës së 38-të se patronazhistët janë pjesë e një sistemi, ku institucionet shtetërore janë kthyer në struktura partiake.

“Patronazhistët janë manifestimi i një partie-shtet, i një partie e cila institucionet shtetërore i ka kthyer në struktura të partisë. Pra, nuk ka vijë që ndan zyrën e partisë nga zyra e qeverisë, zyrën e partisë nga zyra e ministrisë, zyrën e partisë nga policia”, tha ai para kryeministrisë.

Lleshi theksoi se pavarësisht kapjes së institucioneve, nuk ka patronazhistë që ndalon, përçan dhe ndalon forcën e revolucionit të qytetarëve.

Aktivisti Arbër Lleshi: Patronazhistët janë manifestimi i një partie-shtet, i një partie e cila institucionet shtetërore i ka kthyer në struktura të partisë. Pra, nuk ka vijë që ndan zyrën e partisë nga zyra e qeverisë, zyrën e partisë nga zyra e ministrisë, zyrën e partisë nga policia.

Ky është sistemi i cili funksionon nëpërmjet përndjekjes politike, nëpërmjet kapjes së institucioneve shtetërore, nëpërmjet formave të cilat zbatoheshin para vitit ’90, gjatë diktaturës.

Por mos harroni, kjo është Partia e Punës e Shqipërisë, e cila në vitin ’91 vetëm ndryshoi emrin dhe trashëgoi të gjitha strukturat e saj organizative. Është paradoksi ynë që ende sot është në pushtet. Si mundet? Si mund ta lejojmë?

Nuk do ta lejojmë. Jemi të gjithë bashkë. Nuk ka patronazhistë që na ndalon. Nuk ka patronazhistë që na përçan. Nuk ka patronazhistë që e ndalon forcën e revolucionit tuaj paqësor.

© Panorama.al

Te lidhura