Grupi i protestuesve kanë lënë Policinë e Tiranës menjëherë sapo mësuan se të arrestuarit para parlamentit ishin dërguar në Komisariatin nr. 1.
Një numër i madh i tyre kanë marshuar të organizuar nëpër rrugë, duke krijuar edhe një atmosferë me thirrjet “Rama jepe dorëheqjen”, “Rama në burg” apo “Lironi çunat tanë”.
Ky marshim ka krijuar edhe një trafik mjetesh, ku drejtuesit e tyre janë sensibilizuar me protestuesit duke ndaluar makinat apo përshëndetur me rënie të borive.
Ndërkohë që në Komisariatin nr. 1 ka pasur një tjetër grup protestuesish e qytetarësh që janë solidarizuar me 6 të arrestuarit që mbahen të izoluar.
© Panorama.al

















