Gjashtë protestuesit e ndaluar nga policia pas incidenteve te parlamenti po mbahen te Komisariati nr.1.
Avokati i tyre Gentian Seriani foli për News24, jashtë ambjenteve të Komisariatit, teksa tha se nuk po lejohet të takojë protestuesit, as ai dhe as familjarëve.
Avokati Gentian Seriani: Nuk ka justifikim nga Policia e Shtetit pse na ndalojnë të takojmë të ndaluarit. Askush nuk është lejuar përveç deputetëve dhe avokatit të popullit. do qëndrojmë këtu besoj do bashkohen dhe familjarë. Po mbahen në mënyrë të padrejtë
© Panorama.al












