Qindra qytetarëve që kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit dhe qeverisë, kanë nisur marshimin drejt zyrës së Edi Ramës për protestën e 33-të me një thirrje të re.
Qytetarët kanë intensifikuar aksionin e tyre pas tensioneve dhe përplasjeve me policinë gjatë protestës së sotme para Parlamentit, dhe gjatë marshimit kanë brohoritur njëzëri thirrje kundër kryeministrit Edi Rama, duke kërkuar lirimin e personave të ndaluar.
“Edi Rama, o tradhtar, liro çunat sa më parë!”, ishte një nga thirrjet kryesore të dëgjuara gjatë protestës, ndërsa turma vijon të lëvizë drejt kryeministrisë.
“Lironi çunat”, ishte një tjerër thirrje që u dëgjua nga turma.
© Panorama.al












