Para nisjes së protestës së 33-të foli nga sheshi Skënderbej aktivistja Luçiana Kokaj.
Për News24 ajo rrëfeu dhunën policore sot paradite në protestën para parlamentit.
Ajo u godit me spraj me piper, për të cilën ambulanca refuzoi t’i ofronte ndihmë mjekësore dhe ta dërgonte në spital.
Luçiana Kokaj: Unë isha te protesta. Po mundohesha të flisja me policët se po bënin dhunë. Një kishte shishen me piper dhe gjuajti dy herë i thashë nuk mund ta bësh. Një tjetër nxori shkop gome. Kur hodhën piperin kam qenë aty dhe efekti ishte i menjëhershëm. Gjysëm ore nuk i hapja dot sytë. Kisha mundësi të çaja gardhin dhe për të mos provokuar dhunë nuk e çava gardhin dhe për të respektuar efektivët. Besoj se shumë kanë qenë si unë. Bën veprim të dhunshëm. Ka pasur gra vajza të reja edhe njerëz të moshuar. Duhet të njoftonin para se të bënin një veprim të tillë. Kur shkova në ambulancë ishin dy policë. Jo thanë ulu se nuk ka vend. Më futën brenda në kafe. U mbyll kafja me çelës. Aty ishte dhe një aktiviste tjetër e prekur nga spraj. Qëndrova pak sa mora veten. Më mori deputeti Kapri që më çoi në spital. Gjë e turpshme që kujdesen për policët jo për qytetarët. Provokuan dhunë dhe videot e treguan dhunën komplet joprofesionale.
Mua nuk më paguan asnjëri të dal këtu. Kryeministri ka borxh që më ka marrë pronën për t’ia dhënë një deputeti të PD. nuk kam marrë asnjë lek nga askush dhe nga asnjë armik i Shqipërisë. Tregon nivelin e kryeministrit, që po denigron protestën më shembull në BE. Për Taulant Ballën nuk ka fundrrinë më të madhe në kombin shqiptar. Janë dhunuar protestues në furgonin e policisë. Shpresoj të jenë mirë. Ka dhe protestues të tjerë që janë dhunuar, gjuajtur me shkelma dhe grushta.
© Panorama.al












