VIDEO/ Pritet rikthimi te Kombëtarja, gol dhe asist perfekt nga sulmuesi i kuqezinjve në Turqi

Mar 8, 2026 | 21:11

Taulant Seferi asistoi dhe shënoi sot për Bodrumspor, që nuk shmangu humbjen 3 me 4 ndaj Erokspor. Ndeshja ishte e vlefshme për javën 29 në Ligën e Parë turke, që është kategoria e dytë për nga rëndësia.

Screenshot 2026-03-08 203548

Asistimi i Seferit për rezultatin 2-1 në favor të Bodrumspor ishte perfekt. Kur luhej minuta e 29-të, Seferi kaloi portierin rival për t’i krosuar topin Hotiç që nuk gaboi me portën bosh.

Goli ndërkohë u shënua nga penalltia në minutën e fundit shtesë. Seferi me 14 gola dhe 6 asistimeve në total mban vendin e gjashtë në renditjen e golashënuesve.

Për të pritet edhe rikthimi te Kombëtarja. Mundësitë janë që trajneri Silvinjo ta konsiderojë për ndeshjet e marsit.

Asisti i Seferit: (VIDEO)

Goli i Seferit: (VIDEO)

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al

Te lidhura