Publikimi i videos, Prokuroria nis verifikimet

Jan 20, 2012 | 19:43
Nje fragment nga videoja e shfaqur dje ne emisionin “Opinion”, ku Prifti dhe Beqiraj ndajne 70 mije euro

TIRANE- Një ditë pas publikimit të videos Prifti- Beqiraj Prokuroria ka njoftuar edhe nisjen e verifikimit  të saj.

Verifikimet që do të bëhen nga Prokuroria e Tiranës, kanë për qëllim të shohin nëse videoja ka dalë nga dosja hetimore.

Sipas saj publikimi i videos ka cenuar sekretin hetimor, pasi ajo ishte objekt hetimi në Prokurori. Verifikimet do të jënë në disa drejtime, përfshirë edhe  Gjykatën e Lartë, e cila vetem pak dite me pare shpalli te pafajshem ish zevendeskryeministrin, Ilir Meta.

Mbrëmjen e djeshme, janë shfaqur për herë të parë në publik imazhet e videos mes Dritan Priftit dhe ish-zëvendës-ministrit të tij, Leonard Beqiraj. Në emisionin “Opinion” në TV Klan të gazetarit Blendi Fevziu, sekretari Ligjor i LSI-së dhe avokat i Ilir Metës, Spartak Braho shfaqi një pjesë të videos 45-minutëshe që disponon edhe Prokuroria, ku tregohet ish-ministri i METE-s, Dritan Prifti, me zv.ministrin, Leonard Beqiraj, duke ndarë euro. Imazhet prej 10 minutash, i shoqëron tik-taku i orës së përgjimit. Zëri nuk ka cilësi të mirë, por duket qartë sasia e madhe e parave në bankënota eurosh.

Sipas Prokurorisë, shuma e ndarë mes dy personave është 70 mijë euro

© Panorama.al

Te lidhura