VIDEO/ Plaçkiti në Tiranë, kapet i fshehur në Elbasan, Gjykata e kishte dënuar me burgim!

Mar 3, 2026 | 14:54

Një 29-vjeçar i akuzuar dhe dënuar për vjedhje në kryeqytet, është lokalizuar dhe prangosur në qytetin e Elbasanit.

E.Gj., banues në qytetin ku dhe u kap, ishte i dënuar në mungesë nga Gjykata e Tiranës me 1 vit e 8 muaj burgim në muajin tetor të vitit të kaluar, për vjedhje. Kapja e tij u bë në rrugën “17 Marsi” ditën e sotme (3 mars).

arrestim elbasan

“Në rrugën “17 Marsi”, u lokalizua, u kap dhe u vu në pranga shtetasi E. Gj., 29 vjeç, banues në Elbasan. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Nr. 1 Tiranë, pasi Gjykata e Apelit e  Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, me vendimin e datës 14.10.2025, e ka dënuar me 1 vit e 8 muaj burgim, për veprën penale “vjedhja”, njoftoi policia vendore.

elbasan arrestim

Veprimet procedurale do të kryhen nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, të cilit do i dorëzohet i riu.

© Panorama.al

Te lidhura