VIDEO/ “Pirati” Muriqi është i jashtëzakonshëm, dy gola të tjerë në La Liga për të kërcënuar Mbape

Mar 7, 2026 | 18:18

Vedat Muriqi vazhdon të jetë një nga protagonistët kryesorë të La liga në këtë sezon, edhe pse skuadra e tij, Majorka, gjendet në zonën e rënies nga kategoria.

Muriqi

Sulmuesi i Kosovës po shënon me një rregullsi të admirueshme, i kaluar vetëm nga Kilian Mbape deri tani në renditjen për golashënuesin më të mirë.

Sot Muriqi shënoi dy herë në ndeshjen në transfertë të ekipit të tij ndaj Osasunës. Goli i parë u shënua në minutën e 35-të të sfidës, duke i dhënë avantazhin ekipit.

SHIH VIDEON

Në minutën e 61-të, ishte përsëri Muriqi ai i cili dyfishoi shifrat për ekipin e tij.

SHIH VIDEON

Për fat të keq, avantazhi i dyfishtë nuk i bëri shumë punë Majorkës e cila u arrit në minuta e fundit nga Osasuna me barazimin 2-2 duke mbetur në zonën e ftohtë të klasifikimit.

Megjithatë, për Muriqin këto ishin golat numër 17 dhe 18 të këtij sezoni në La Liga, duke përforcuar vendin e dytë në renditjen ë golashënuesve më të mirë, pas krahëve të Kilian Mbape, i cili ka shënuar 23 të tillë. /Panorama Sport/

© Panorama.al

Te lidhura