VIDEO- Përplasje, kaos dhe tension! Policia dhunon, arreston dhe tërheq zvarrë protestuesit

Jul 2, 2026 | 13:11

Situata para Kuvendit është përshkallëzuar, me përplasje mes protestuesve dhe forcave të Policisë.

Nga disa pamje shihen efektivët e policisë që kanë ndërhyrë për të larguar disa protestues, ndërsa disa prej tyre janë shoqëruar me forcë.

Në video shihen persona që tërhiqen zvarrë, ndërsa disa pretendojnë se janë dhunuar.

Më herët gjatë policia përdori spraj irritues dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën.

© Panorama.al

Te lidhura