Përplasja me Policinë te Parlamenti, shoqërohet edhe aktivisti Altin Goxhaj! Dhjetëra të ndaluar, ujë dhe gaz lotsjellës ndaj protestuesve (FOTOT)

Jul 2, 2026 | 12:57

Rritet numri i personave të shoqëruar apo ndaluar nga Policia e Shtetit për protestën para Parlamentit ditën e sotme.

i shoqeruari i policise

Ka shkuar mbi nëntë numri i tyre, teksa më i fundit, siç shihet edhe në foto, është aktivisti Altin Goxhaj.

altin goxhaj

i arrestuari policise sot

Ai u pa teksa mbahej nga disa efektivë prej krahësh i prangosur, menjëherë pas përplasjeve mes protestuesve dhe uniformave blu. Goxhaj mbante në fytyrë edhe syze të mëdha mbrojtëse ndaj sprajit për të mbrojtur sytë.

protestues ndaluar1

i shoqeruari2

Numri i të shoqëruarve mësohet se është më i lartë. Flitet për të paktën 18 të shoqëruar. Gjithashtu edhe për 7 policë të lënduar dhe disa qytetarë.

protestues i ndaluar

policia dhuna kuvend

Nga ana tjetër Policia nuk kurseu sprajin me piper, gazin lotsjellës dhe topat e ujit në drejtim të tyre, teksa protestuesit krijuan barrikada me gardh metalik apo kazanë mbeturinash.

i arrestuar proteste

protestues i arrestuar

i shoqeruari

© Panorama.al

Te lidhura