Dhuna e Policisë ditën e sotme para parlamentit dhe arrestimet e panumërta kanë irrituar qytetarët e shumtë, të cilët denoncuan agresionin e uniformave blu dhe dëmet fizike që kanë shkaktuar.
Një prej tyre akuzoi uniformat blu se po i dhunojnë pa mëshirë dhe se prej sot do përballeshin me zemërimin e popullit. Ai apeloi për të gjithë qytetarët që të bashkoheshin në protestë për të larguar këtë regjim dhe qeverinë.
“Ne u japim ujë policëve, u japim lule dhe trëndafila dhe ata sillen kështu, na dhunojnë pa mëshirë. Tani do përballen me popullin, prej sot do përballen me ne, me popullin. Kanë hedhur gaz pa mëshirë. Këta sot vepruan kundër popullit. Nga sot popullin do ta kenë kundër. Kemi një muaj me ujë dhe me lule. Ju bëj thirrje të gjithë shqiptarëve të jemi të bashkuar”, tha ai mes të tjerash.
Ndërsa një tjetër protestues, bëri thirrje për bashkim të qytetarëve për të rrëzuar regjimin.
“Të largojmë sulltanin (i referohet Ramës), populli të votojë i lirë, siç bëhet në Kosovë, me qetësi dhe pa asnjë problem”, tha ai.
Një qytetar ka bërë thirrje që shqiptarët të bashkohen.
Ndërsa theksoi se prej gati një muaji kanë zhvilluar një protestë paqësore, por sot policët hodhën gaz pa mëshirë.
© Panorama.al













