VIDEO- Goditi me vezë deputetët, aktivistja: Jam përballur me ofendime, policia ka ushtruar dhunë! Qytetarët të dalin në protestë

Jul 2, 2026 | 13:00

Aktivistja Arvina Lleshi ka reaguar pas tensioneve të krijuara gjatë protestës para Kuvendit, duke akuzuar Policinë e Shtetit për ushtrim dhune ndaj protestuesve.

Në një prononcim për Panorama, Lleshi tha se situata ishte e rënduar dhe se gjatë ndërhyrjes së policisë janë dhunuar qytetarë dhe studentë.

Ajo shtoi se u përball me ofendimet e disa deputetëve, ndërsa u bëri thirrje qytetarëve të vijojnë protestën.

“Si cdo ditë kam dalë në protestë. Situata është shumë e rënduar. Policët kanë dhunuar qytetarët, studentët, i kanë tërhequr zvarrë në një mënyre të tmerrshme. Shpresojmë që qytetarët të lirohen dhe protesta të vazhdojë sot në orën 7.

Unë kam ardhur që në 8.30 përballë parlamentit për ti përshëndetur me vezë deputetët. Kisha rastin për të takuar disa arrogantë, janë të papërgjegjshëm, janë të paedukatë, të përgjigjen me ofendime. Kapa “mat” deputetët duke dalë nga Toptani, u përballa me ofendimet e tyre. Nuk dimë ca të themi, dilni në protestë, protestoni dhe ta ndryshojmë këtë qeveri të korruptuar”, tha aktivistja.

© Panorama.al

Te lidhura