Situata para godinës së Kuvendit është tensionuar sërish, ndërsa forcat e Policisë kanë përdorur spraj irritues dhe ujë në drejtim të protestuesve.
Ndërhyrja e policisë erdhi në momentin kur një grup protestuesish u afruan pranë kordonit të efektivëve, duke rritur tensionet në zonën përreth Parlamentit.
Forcat e shumta policie vijojnë të mbajnë të bllokuar të gjitha hyrjet dhe daljet e Parlamentit.











