VIDEO/ Aktivistët hedhin vezë dhe miell ndaj deputetëve te dalja e Qendrës Toptani! Policia mban të bllokuar perimetrin rreth Parlamentit

Jul 2, 2026 | 12:43

Tensione ditën e sotme përreth godinës së Kuvendit mes protestuesve dhe Policisë, pasi revolta iu drejtua deputetëve, disa prej të cilëve u goditën me vezë dhe miell.

Një prej episodeve u regjistrua në një prej zonave që përdoret nga ligjvënësit për të hyrë dhe dalë në Parlament.

Bëhet fjalë për qendrën “Toptani”, ku shumë deputetë e përdorin për parkimin e mjeteve të tyre dhe hyrje-dalje.

policia dhe protestuesit

Pikërisht në një moment protestuesit kanë rrethuar edhe hyrjen e qendrës për të pritur deputetët dhe përballur me ta. Por Policia ka ndërhyrë menjëherë duke u bërë bllokadë dhe përplasur me ta, teksa janë krijuar edhe momente tensioni.

toptani

Nuk kanë munguar edhe hedhja e vezëve, shisheve të ujit dhe miellit drejt deputetëve.

© Panorama.al

Te lidhura