Kryetari i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla ka komentuar protestën e sotme para Kuvendit, duke bërë dallimin mes protestuesve qytetarë dhe personave që siç tha ai “ushtruan dhunë”.
Në një prononcim për mediat pas përfundimit të seancës plenare, Balla tha se protestat e zhvilluara gjatë 28 ditëve të fundit kanë qenë pa incidente dhe me pjesëmarrje më të madhe të qytetarëve.
Ai u shpreh i vendosur se “ne nuk mund të zbrazemi se një grup mbeturinash sociale dhe politike mendojnë se Parlamenti duhet të shpërndahet”.
“Këtu kemi qenë 28 ditë, pse 28 ditë nuk pati asnjë akt dhune dhe pjesëmarrja e qytetarëve ishte me e madhe. Po e them para jush PS, qeverisja e saj pas pak ditësh do të vijë momenti kur do të vijë momenti kur do të ulet me protestuesit e vërtetë, ata që u ngritën për natyrën, ata që ngrihen ose mbështesin në heshtje protestën për pjesën e arrogancës e cdo punonjësi të shtetit. Protestuesit e vërtetë ndahen qytetarët që mbushin bulevardin dhe një grup kriminal me precedent të rrezikshëm kriminal”, tha Balla.
© Panorama.al











