Protestuesit bllokojnë Niko Peleshin në Parlament, nuk e lejojnë të dalë, makina e tij qëllohet me vezë dhe ujë

Jul 2, 2026 | 12:21

Tensionet janë shtuar pas përfundimit të seancës plenare, ku protestuesit kanë bllokuar daljen e kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi, nga ambientet e Kuvendit.

Protestuesit janë grumbulluar pranë daljes së Parlamentit, duke mos lejuar automjetin me të cilin udhëtonte Peleshi të largohej.

Ndërkohë makina e kryeparlamentarit është goditur me vezë dhe shishe me ujë, ndërsa protestuesit kanë brohoritur parulla kundër mazhorancës.

Forcat e Policisë kanë ndërhyrë për të krijuar një korridor sigurie, por sërish protestuesit nuk e kanë lejuar makinën e tij të largohet.

© Panorama.al

Te lidhura