VIDEO/ Përplasje e tmerrshme kokë më kokë në ndeshjen e Gallatasarajt krijon panik, dy futbollistët përfundojnë në spital

Feb 4, 2026 | 21:28

Ndeshja e Kupës së Turqisë mes Gallatasarajt dhe Istanbulspor është ndërprerë për shkak të një situate që u krijua si pasojë e një incidenti mes dy futbollistëve.

dfgfgdfgdfgdfgdfg

Në një duel në ajër, sulmuesi i vendasve, Ahmet Kutuçu, u përplas me kokë me portierin e miqve, Isa Dogan, që kishte dalë të grushtonte topin. Përplasja ishte aq e dhunshme sa të dy lojtarët u rrëzuan pa ndjenja në fushë, duke alarmuar jo pak shokët e skuadrës.

SHIH VIDEON

Ambulanca hyri menjëherë në fushë dhe portieri i Istanbulspor u dërgua në spital. Ndërkohë, Kutuçu u shoqërua fillimisht në pankinë pasi e mori veten, por më pas u dërgua edhe ai në spital.

Testet e para tregojnë se Dogan ka pësuar një frakturë në kockat e mollëzës së faqes, ndërsa priten rezulatet e testeve për Kutuçu.

PANORAMASPORT.AL

 

© Panorama.al

Te lidhura