VIDEO/ Pamjet e frikshme të rrëzimit të avionit të mallrave në SHBA! Shpërthim, anim dhe një ‘lumë’ gjigant zjarri pas! Katër nga viktimat banorë

Nov 5, 2025 | 10:51

Pamje të reja tronditëse kanë dalë nga momenti kur një aeroplan mallrash i UPS u rrëzua në Kentucky të SHBA-ve, duke vrarë shtatë persona dhe duke plagosur 11 të tjerë.

avioni shba

Në videon e parë nga një kamera kamioni, aeroplani duket se është përfshirë tashmë nga flakët, duke u anuar anash dhe duke lënë pas një “lumë” zjarri.

Një video e dytë tregon se sa afër iu afrua avioni kompanive në zonë, me zhurmën e shpërthimit që ishte shurdhuese.

Sipas kryebashkiakut të Louisville, katër nga të vdekurit nuk ishin në aeroplan, ndërsa të tre anëtarët e ekuipazhit të tij supozohen të vdekur.

Fluturimi 2976 i UPS, i cili ishte ngritur rreth orës 5:15 pasdite sipas orës lokale, po udhëtonte nga Louisville drejt Aeroportit Ndërkombëtar Daniel K. Inouye në Honolulu, Hawaii, kur u rrëzua.

Sipas të dhënave fillestare nga FlightRadar24, avioni arriti një lartësi prej 175 metrash menjëherë pas ngritjes dhe ishte i mbushur plotësisht me karburant për fluturimin e tij për në Hawaii, gjë që mund të shpjegojë zjarrin e gjerë që pasoi.

Përplasja ndodhi pranë Worldport, qendrës ajrore ndërkombëtare të UPS, e cila përpunon më shumë se 400,000 pako në orë dhe është shtëpia e 20,000 punonjësve dhe 300 fluturimeve ditore.

© Panorama.al

Te lidhura