Seanca parlamentare e kësaj të enjteje dominohet nga dinamika si brenda ashtu edhe jashtë. Ndërsa në Kuvend lexohen raportet lidhur me çështjen e imunitetit të Belinda Ballukut, jashtë parlamentit opozita ka thirrur një protestë.
Disa deputetë të PD, mes tyre dhe Gazment Bardhi dhe Klevis Balliu, të cilët janë të përjashtuar ndjekin punimet e Kuvendit në një monitor të vendosur jashtë parlamentit, ku janë mbledhur edhe protestuesit.
Ndërkohë brenda sallës së Kuvendit u prezantuan raporti i pakicës nga Oerd Bylykbashi që kërkon heqjen e imunitetit dhe hapjen rrugë të arrestimit të Ballukut dhe ai i mazhorancës nga Ulsi Manja, të cilët kanë paralajmëruar se do të votojnë kundër kërkesës së SPAK.
Seanca u shoqërua me tensione politike. Protesta jashtë Kuvendit u mbyll menjëherë pas përfundimit të Kuvendit dhe fjalës që Berisha mbajti nga podiumi në sheshin e protestës.
Pati vetëm disa përplasje e konfrontime të vogla të protestuesve me efektivët në shenjë simbolike, ku në një moment një prej qytetarëve spërkati spraj me bojë blu policët.
© Panorama.al











