VIDEO/ Një supergol në minutën e 114 nderon Elbasanin, kalon Flamurtarin në Kupë me portierin hero dhe shkon në çerekfinale!

Jan 10, 2026 | 18:46

Një gol spektakolar i Donart Ibraimit në minutën e 114 të ndeshjes (shtesa), i ka siguruar Elbasanit një biletë për në çerekfinalet e Kupës së Shqipërisë.

elbasani

Elbasanasit kanë siguruar kualifikimin pas fitores 2-1 përballë Flamurtarit.

Ndeshja ka qenë dramatike dhe me emocione të shumta, teksa vlonjatët u gjunjëzuan në frymën e fundit, kur gjithçka po shkonte te penalltitë.

Ibraimi në vijimin e një goditje këndi, pret topin në kufijtë e zonës dhe me të majtën lëshon një predhë që nuk i lë kohë Kaloshit të reagojë.

Elbasani i bashkohet Dinamos, Tiranës, Bylisit, Partizanit, Egnatias, Tutës dhe Vllaznisë në fazën tjetër të përballjeve, ku do presin dhe shortin.

Goli i Ibrahimit (VIDEO)

ELBASANI-FLAMURTARI 2-1

29′ Lajthia, 114′ Ibraimi / 59′ Oshafi

FORMACIONET ZYRTARE:

Elbasani: Totoshi; Olberkis, Ben Shimon, Loukili, Ibrahim, Azemoviç, Bunjaku, Musta, Diallo, A. Kasa

Trajner: Ivan Gvozdenoviç

Flamurtari: Kaloshi; Urbaez, Skuadrone, Veiga, Trashi, Oshafi, Marku, Baeten, Diavara, Ramani, Çantakias

Trajner: Françesko Moriero

© Panorama.al

Te lidhura