VIDEO/ Moment delikat, tifozët shfaqen në stërvitje dhe këndojnë për Mario Mitajn! Mbrojtësit të Kombëtares i kthehet buzëqeshja

Feb 9, 2026 | 16:14

Mario Mitaj është rikthyer sërish në planet e Al Itihad. Lëvizjet në merkaton e dimrit hapën një vend për mbrojtësin e Kombëtares, që është preferuar titullar me minuta të plota në tri ndeshjet e fundit.

Screenshot 2026-02-09 155111

Al Itihad po kalon një moment të vështirë, pasi si kampion në fuqi është jashtë garës për titull. Në përfundim të 21 javëve mban vendin e shtatë në elitën e futbollit arab.

Tifozët kanë surprizuar lojtarët në stërvitje sot, duke treguar mbështetje ndaj tyre pasi largimi i Karim Benzema ishte moment delikat. Në qendër të vëmendjes ishte edhe Mitaj, për të cilin kënduan dhe nga video e shpërndarë dallohet se i është rikthyer buzëqeshja.

Mbështetja në stërvitje erdhi një ditë para ndeshjes me Al Gharafan në Champions-in aziatik. Ky takim është programuar nesër prej orës 19:15 dhe Mitaj pritet titullar nga trajneri Konseisao.

Momenti kur tifozët këndojnë për Mitajn: (VIDEO)

Atmosfera në stërvitje: (VIDEO)

EMANUEL LOCI-PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al

Te lidhura