VIDEO/ Me mendjen te Bastoni, Juventusi turpërohet në Stamboll! Pëson 5 gola nga Gallatasaraj dhe i afrohet eliminimit nga Champions

Feb 17, 2026 | 21:50

Përgatitja e ndeshjes së Ligës së Kampioneve ndaj Gallatasarajt duke u marrë më shumë me episodin Bastoni-Kalulu duket se nuk i ka bërë aspak mirë Juventusit që është turpëruar në Stamboll me një humbje 5-2 që afron shumë eliminimin nga turneu.

bandicam 2026-02-17 20-32-19-684

Në një pjesë të parë të luftuar, ishin italianët që e mbyllën në avantazh, duke përmbysur golin e Sara për vendasit me dy gola të Kopmainers. Por në pjesën e dytë situata ndryshoi plotësisht me një dominim total të Gallatasarajt.

Ekipi vendas shfrytëzoi çdo gabim të prapavijës bardhezi duke e ndëshkuar atë fillimisht me Lang e më pas me Sançez.

Kartoni i kuq i Kabal ia bëri më të thjeshtë punën ekipit turk, që shënoi përsëri me Lang e në fund vulosi gjithçka me Boei, duke marrë një fitore 5-2 që e bën shumë më të lehtë ndeshjen e kthimit në Torino.

GALLATASARAJ-JUVENTUS 5-2
15′ Gabriel Sara, 49′, 74′ Lang, 60′ Sançez, 86′ Boei / 16′, 32′ Kopmainers

Goli i Boei (VIDEO)

Goli i dytë i Lang (VIDEO)

Kartoni i dytë i verdhë i Kabal (VIDEO)

Goli i Sançez (VIDEO)

Goli i Lang (VIDEO)

Goli i dytë i Kopmainers (VIDEO)

Goli i Kopmainers (VIDEO)

Goli i Gabriel Sara (VIDEO)

FORMACIONET ZYRTARE

Gallatasaraj: Çakir; Salai, Sançez, Barkdakçi, Xhejkobs; Toreira, Gabriel; Jilmaz, Akgun, Lang; Osimhen

Trajner: O. Buruk

Juventus: Di Gregorio; Kalulu, Bremer, Kelli, Kambiaso; Thuram, Lokateli, Kopmeiners; Konseisao, Jildiz; MekKeni

Trajner: Luçiano Spaleti

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al

Te lidhura