Dosja “Metamorfoza”/ SPAK dërgon për gjykim Nuredin Dumanin, Ervis Martinajn dhe anëtarë të grupit “Bajri”

Jul 22, 2026 | 13:55

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka përfunduar hetimet për një tjetër fraksion të dosjes “Metamorfoza”, duke dërguar për gjykim në Gjykatën e Posaçme (GJKKO) nëntë të pandehur.

SPAK DUMANI MARTINAJNë mesin e tyre janë i penduari i drejtësisë Nuredin Dumani, Ervis Martinaj, i shpallur i zhdukur që prej gushtit 2022, Prekë Kodra, Aleks Ndreka, i njohur si “Leksi i Druve”, si dhe persona të tjerë të lidhur me grupin kriminal “Bajri”. Prokurorët Arben Kraja dhe Bledar Maksuti kanë ngritur akuza që lidhen me vrasjen e Gjin Boricit Ndoj në Vaun e Dejës, ngjarje e ndodhur në vitin 2020.

Sipas SPAK, të pandehurit akuzohen gjithashtu edhe për krijimin e kushteve për vrasjen e Ibrahim Licit, Dorian Dulit, Genc Tafilit dhe Kleant Musabelliut.

 Ndaj tyre rëndojnë akuza të tilla si:

“Vrasje me paramendim”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit;

“Grup i strukturuar kriminal”;

“Sigurimi i kushteve dhe mjeteve për të kryer vrasje”;

si dhe vepra të tjera penale.

Dosja pritet t’i nënshtrohet shortit elektronik në GJKKO për caktimin e gjyqtarit që do të shqyrtojë çështjen në seancën paraprake. Dosja “Metamorfoza”, e para e ndërtuar nga SPAK mbi komunikimet e platformës së koduar Sky ECC, është ndarë në disa fraksione. Për disa prej të pandehurve janë dhënë tashmë vendime të formës së prerë, ndërsa pjesa tjetër e çështjeve vijon të shqyrtohet në gjykatë.

Të pandehurit që janë dërguar për gjykim janë:

Ervis Martinaj

Denis Brajoviq

Klaodor Hakaj

Prekë Kodra

Aleks Ndreka (Leksi i Druve)

Nuredin Dumani

Eljon Hato

Arsad Bashli

Bardhyl Mavraj

 

© Panorama.al

Te lidhura