Mançester Siti ka mundur me shifrat 3-1 Çelsin në ndeshjen e sotme në Premier Ligë, duke iu gëzuar kthimit mes 4 skuadrave të para në renditje, duke lënë pas krahëve dështimin në Champions në mesjavë.

Skuadra e Guardiolës, edhe pse u gjend në disavantazh pas golit të Madueke që në minutat e parë të sfidës, përmbysi gjithçka teksa gjeti fillimisht barazimin me Gvardiol në pjesën e parë. Në të dytën, Haland shfrytëzoi një dalje të gabuar të portierit për të realizuar përmbysjen për ekipin e tij, që u vulos në fund nga goli i Foden.
Megjithatë, kampionët në fuqi nuk kanë mundur të shkurtojnë diferencën nga ekipet e kreut, pasi Liverpuli ka siguruar një fitore të thellë 4-1 ndaj Ipsuiç, ndërsa Arsenali edhe pse me vështirësi, ia doli të fitonte 1-0 ndaj Ullvërhempton falë golit të Kalafiorit.
REZULTATET
Bornmuth-Notingem Forest 5-0
9’ Klajvert, 55’, 61’, 87’ Ouatara, 90’+1’ Semenio
Brajton-Everotn 0-1
42′ Ndiaje
Liverpul-Ipsuiç 4-1
11’ Szoboszlai, 35′ Salah, 44’, 66’ Gakpo / 90’ Grivs
Sauthempton-Njukasëll 1-3
10’ Bednarek / 26′, 30’ Isak, 51’ Tonali
Ullvërhempton-Arsenal 0-1
74′ Kalafiori
Mançester Siti-Çelsi 3-1
42’ Gvardiol, 68’ Haland, 87’ Foden / 3’ Madueke
Goli i Madueke (VIDEO)
Goli i Gvardiol (VIDEO)
Goli i Haland (VIDEO)
Goli i Foden (VIDEO)

PANORAMASPORT.AL
© Panorama.al











