Një aksident i rëndë rrugor ndodhi në Tokio të Japonisë ditën e sotme, me 1 të vdekur dhe 10 të plagosur, në pamjet e ngjarjes që shumë shpejt u bënë virale.
Një makinë mori përpara dhe përplasi këmbësorët në lagjen “Adachi” të Tokios, duke shkaktuar pothuajse një masakër.
Sipas informacionit nga transmetuesi shtetëror NHK, aksidenti ndodhi rreth orës 12:30, kur një këmbësor 80-vjeçar u vra, ndërsa një grua 20-vjeçare u gjet pa ndjenja dhe ndodhet në gjendje të rëndë në spital.
A car plowed into a sidewalk in Tokyo’s Adachi Ward, injuring over 10 people, including two seriously.
The driver fled the scene, and police have launched a manhunt. pic.twitter.com/MtAfJOIwp4
— 鳳凰資訊 PhoenixTV News (@PhoenixTV_News) November 24, 2025
Policia arrestoi shoferin që u përpoq të largohej nga vendi i aksidentit dhe po e heton incidentin si një aksident trafiku me braktisje të viktimës, që përfshinte një automjet të vjedhur. Mediat publikuan edhe pamjet e aksidentit, ku mjeti dallohet se ka shkaktuar tragjedinë dhe dëme të shumta materiale.
© Panorama.alSCENE: Car #crashes into pedestrians in #Tokyo injuring 11 🚗👥 pic.twitter.com/P9Kz7JUV3u
— ShanghaiEye🚀official (@ShanghaiEye) November 24, 2025












