VIDEO/ Leksion me tre gola Juventusit, Atalanta e Gjimshitit nxjerr bardhezinjtë nga Kupa

Feb 5, 2026 | 22:58

Atalanta ka siguruar biletën për në gjysmëfinalet e Kupës së Italisë pas fitores së pastër 3-0 ndaj Juventusit në ndeshjen e sotme në Bergamo.

sadsdsdfsdfdsf

Skuadra në të cilën Berat Gjimshiti ishte titullar, vuajti gjatë gjithë ndeshjes trysninë e bardhezinjve, por diti të mbrohej me kujdes e të ishte cinike sa herë shfaqej përpara portës së miqve.

Një penallti në pjesën e parë i dha avantazhin e më pas ishin kundërsulmet në të dytën që vulosën një fitore të rëndësishme për vazhdimësiën në turne, por edhe për moralin duke kujtuar se bergamaskët janë në ndjekje në kampionat të një vendi që mund t’i çojë në Ligën e Kampioneve.

ATALANTA-JUVENTUS 3-0
27′ (p) Skamaka, 77′ Sulemana, 85′ Pashaliç

Goli i Pashaliç (VIDEO)

Goli i Sulemana (VIDEO)

Goli i Skamaka (VIDEO)

Penalltia e dhënë për Atalantën (VIDEO)

FORMACIONET ZYRTARE

Atalanta: Karneseki; Skalvini, Gjimshiti, Ahanor, Zapakosta, De Ron, Ederson, Bernaskoni, De Ketelaere, Raspadori, Skamaka

Trajner: Rafaele Paladino

Juventus: Perin; Kalulu, Bremer, Gati, Kelli, Lokateli, Thuram, Kambiaso, MekKeni, Konseisao, Dejvid

Trajner: Luçiano Spaleti

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al

Te lidhura