Vedat Muriqi po kalon një sezon fantastik me Majorkën. Sulmuesi i Kosovës realizoi sot golin e radhës, ndërsa përballë është Sevilja.

Ishte minuta e 26-të, kur mori përsipër penalltinë e akorduar me VAR. “Pirati” nuk gaboi nga pika e bardhë duke zhbllokuar ndeshjen.
Muriqi vendoset i vetëm pas Kilian Mbape në listën e golashënuesve të La Liga. Me 15 gola të shënuar, shikon vetëm Feran Torres me 12 gola si ndjekësin më të afërt.
Për muajin janar u shpall edhe lojtari më i mirë në La Liga. Marash Kumbulla ndërkohë mungon për shkak dëmtimi në ndeshjen e sotme.
Goli i Vedat Muriqit: (VIDEO)
EMANUEL LOCI-PANORAMASPORT.AL
© Panorama.al











