Duel spektakolar me plot 4 gola mes Interit dhe Napolit. Skot Mek Tominej dy herë e ndihmoi Napolin të rikthehej nga disavantazhi dhe të siguronte një barazim 2-2 kundër Interit në një përballje shumë emocionuese për kreun e Serisë A. Kjo ndeshje e bëri këtë duel të katërtin nga pesë përballjet e fundit direkte mes këtyre dy skuadrave që përfundon në barazim, duke konfirmuar balancën dhe rivalitetin e fortë mes tyre.

Napoli siguroi barazimin e dytë radhazi, që të paktën i rikthen ata në vendin e tretë. Ndërkohë, edhe pse ky barazim i dha fund serisë prej gjashtë fitoresh radhazi të Interit në Serie A, zikaltrit mbeten ende kryesues të tabelës me tre pikë avantazh.
FT: INTER-NAPOLI 2-2
Dimarko 9′ , Çalhanoglu 72′ (p)/ Mek Tominej 26′, 81′
KOMENTI LIVE:
90+3′ Shtylla i mohon golin armenit Henrik Mkhitarjan. Të pafat zikaltrit. (VIDEO)
90′ Akordohen 5 minuta shtesë.
81′ GOOOOOL NAPOLI 2-2/ Rikthehet sërish baraspesha, përsëri ai, Skot Mek Tominej, që me instiktin e një bomberi, nuk fal. (VIDEO)
72′ GOOOOL INTER 2-1/ Ekzekutim perfekt i Çalhanoglu nga pika e bardhë, zikaltrit sërish në avantazh. (VIDEO)
68′ Rrahmani shkel Mkhitarjanin brenda zonës, pas konsultës me VAR-in, Doveri akordon penallti. Përjashtohet me karton të kuq edhe Antonio Konte. (VIDEO) + (VIDEO)
68′ Bastoni “flirton” me golin e avantazhit, tentativa e tij shkon ngjitur me shtyllën. (VIDEO)
60′ Minuta të qeta, me zikaltrit që shfaqen disi më kërkues, por pa i hapur shumë telashe portierit të Napolit.
48′ Pranë golit Napoli, me Hojlund, tentativ e tij shkon ngjitur me shtyllën. (VIDEO)
Mbyllet pjesa e parë!
45+2′ Konfuzion në zonën e Interit, zikaltrit rrezikojnë të pësojnë golin e dytë, por fati është me ta. (VIDEO)
44′ Pranë golit Interi me Markus Turam, por tentativa e tij u ndal nga portieri Milenkoviç-Saviç, që devijon në këndore. (VIDEO)
26′ GOOOOOL NAPOLI 1-1/ Rikthehet baraspesha në San Siro, skuadra e Kontes realizon me anë të Skot Mek Tominej, që i shpëton mbulimit të Akanzhit, dhe godet saktë brenda zonës. (VIDEO)
17′ Çalhanoglu provon me një gjuajtje nga distanca, por tentativa e tij shkon mbi kuadrat.
9′ GOOOOL INTER 1-0/ Zhbllokohet sfida, Dimarko kalon zikaltrit në avantazh, me një gjuajtje diagonale nga e majta, duke e dërguar topin në cepin e portës. (VIDEO)
5′ Minuta të mira për Napolin, që ushtron presion në zonën e Interit.
1′ Starton sfida!
FORMACIONET ZYRTARE
INTER (3-5-2): Zomer; Bisek, Akanzhi, Bastoni; Luis Henrike, Barela, Çalhanollu, Zielinski, Dimarko; Turam, Lautaro Martinez.
Trajner: Kristian Kivu.
NAPOLI (3-4-3): Milinkoviç-Saviç; Bukema, Rrahmani, Zhuan Zhezus; Di Lorenco, Lobotka, MekTominej, Spinacola; Politano, Hojlund, Elmas.
Trajner: Antonio Konte
PANORAMASPORT.AL
© Panorama.al











