Vora ka tronditur kampionët e Egnatias. Sfida e vlefshme për javën e 24-të të Superiores u mbyll me rezultatin 1-1.
Egnatia gjeti avantazhin në minutën e 18-të me Fernandon. Ky i fundit shënoi nga penalltia, që u akordua nga gjyqtari Koçi pas rishikimit me VAR.
Reagimi i Vorës erdhi në minutën e 86-të. Ishte Kasalla që dërgoi topin në rrjetë për 1 pikë të artë në shtëpi.
Egnatia mbetet 2 pikë larg Vllaznisë, që do të përballet nesër me Elbasanin. Vora ndërkohë mban vendin e shtatë me 5 pikë më shumë se Tirana, që luan nesër derbin me Partizanin. /Panorama Sport/
REZULTATI PËRFUNDIMTAR:
VORA 1-1 EGNATIA
86′ Kasalla – 18′(p) Fernando
86′ GOOOL! Vora 1-1 Egnatia/ Kasalla shtang kampionët. Rikthehet baraspesha në Vorë. (VIDEO)
14′-18′ GOOOL! Vora 0-1 Egnatia/ VAR u vjen në ndihmë rrogozhinasve, ndërsa gjyqtari Koçi akordon penallti duke ndryshuar vendimin që mori fillimisht në fushë. Ishte Barjamaj që e shkaktoi ndaj Haime. Fernando e merr përsipër penalltinë dhe shënon gol me panenka. (VIDEO)
© Panorama.al












