VIDEO/ Interi “shkelmon” krizën, zikaltrit shkëlqejnë me 5 gola ndaj Romës! I afrohet titullit kampion, 9 pikë nga Milani!

Apr 5, 2026 | 22:46

Stadiumi “San Siro” u shndërrua në arenë feste dhe golash mbrëmjen e sotme (5 prill), në përballjen Inter-Roma, me zikaltrit që shkatërruan kryeqytetasit dhe iu afruan më shumë titullit kampion, 7 javë nga fundi i kampionatit në Itali.inter-roma live

Interi ka “shkelmuar” krizën në kampionat, teksa mposhti mbrëmjen e sotme Romën me shifrat 5 me 2, në një duel spektakolar të dominuar nga zikaltrit.

Martinez hapi serinë e golave në minutën e parë, teksa Mançini gjeti baraspeshën në minutën e 40-të. Kur u mendua që fragmenti i parë do të mbyllej në barazim, ishte Çalhanoglu, që me një silurë nga afro 30 metra, shtangu portierin serb Svilar.

Në pjesën e dytë Interi shënoi edhe 3 gola të tjerë me Martinez, Turam dhe Barelën, ndërkohë që Pelegrini në minutën e 70-të, “vulosi” shifrat 5 me 2.

Kjo ishte fitorja e 23-të në 31 javë për Interin, që e shikon veten në vendin e parë me 72 pikë, 9 më shumë se Milani që ka një ndeshje më pak. Në duelin e radhës Interi do të përballet me Komon në transfertë.

Interit i duhej kthimi te fitoret për të ndalur euforinë e ndjekësve, ndaj trajnerit Kristian Kivu nuk kurseu asnjë lojtar, përfshirë edhe Bastonin e kritikuar ashpër pas paraqitjeve me Italinë.

Ndërkaq, Gasperini kishte zgjedhur si zakonisht të luajë me Malen të vetëm në sulm, duke e vendosur para Soule dhe Pelegrinit që janë në mbështetje të tij. /Panorama Sport/

LIVE INTER – ROMA 5-2

Lautaro Martinez 1′/ Mancini 40’/ Calhanoglu 45’/ Lautaro 52’/ Turam 55’/ Barella 63’/ Pelegrini 70’/

GOLI I LAUTAROS: VIDEO 

GOLI I MANÇINIT: VIDEO 

GOLI I ÇALHANOGLU: VIDEO

GOLI I DYTË I LAUTAROS: VIDEO 

GOLI I TURAM: VIDEO 

GOLI I BARELËS: VIDEO

GOLI I PELEGRINIT: VIDEO 

inter roma formacioni

© Panorama.al

Te lidhura