VIDEO- Incident në Eurovision, delegacioni serb tenton të heqë flamurin e Kosovës: Nuk lejohet

May 17, 2026 | 9:30

Një incident ka ndodhur në Qendrën e Mediave në festivalin e këngës në Eurovision që u mbajt në Vjenë.

flamuri i kosoves

Gazetari nga Kosova, Albert Limani i cili ishte i pranishëm duke ndjekur performancën e artistit shqiptar, Alis Kallaçi me këngën “Nan” bëri të ditur se një grua nga delegacioni serb ka tentuar t’ua largojë flamurin e Kosovës.

postim albert limani

“Derisa po festonim bashkë me kolegë të tjerë paraqitjen e Shqipërisë në Eurovision, në Qendrën e Mediave në Vjenë, një grua nga delegacioni i Serbisë erdhi dhe tentoi të na e heqë flamurin e Kosovës, duke na thënë se ‘ky flamur nuk lejohet këtu’. Sigurisht, ajo tentoi ta prekë, por nuk e lejova dhe u kthye mbrapsht. Flamuri i Kosovës do të valojë dhe do të lejohet gjithkund, ndërsa ne do ta mbrojmë me çdo kusht”, ka shkruar Limani në Facebook, teksa ka publikuar edhe videon nga momenti i incidentit.

© Panorama.al

Te lidhura