VIDEO/ Fitore e çmendur e Atalantës, kualifikohet me penallti në minutën e fundit shtesë në përmbysjen epike përballë Dortmundit

Feb 25, 2026 | 20:48

Atalanta ka siguruar një kualifikim historik në Ligën e Kampioneve, duke përmbysur në ndeshjen e kthimit të play-off suksesin 2-0 të Borusia Dortmund  të një jave më parë.

bandicam 2026-02-25 20-42-52-537

Italianët kishin një marsh tjetër në takimin e sotëm, duke sulmuar që në start e duke hapur gjithçka që në pjesën e parë, me dy gola të Skamaka e Zapakosta, ndërsa humbën edhe raste të tjera. Pjesa e dytë ishte më e ekuilibruar, por me Atalantën që kërkoi golin dhe e gjeti me anë të Pashaliç.

Më pas, skuadra italiane u tërhoq disi dhe aktivizimi i Adejemit i dha zemër gjermanëve, të cilët rihapën kualifikimin falë golit të këtij të fundit. Por sfida që po u drejtohej shtesave, u mbyll me dramë pas një ndërhyrje horror të Bensebaini, i cili goditi me shkelm në kokë Krstoviç në minutën e fundit shtesë të takimit, duke shkaktuar penallti. Samaraxhiç nuk gaboi nga pika e bardhë, duke i dhënë suksesin ekipit të tij me shifrat 4-1, që mjaftuan për të siguruar kalimin në turin tjetër të Ligës së Kampioneve.

ATALANTA-BORUSIA DORTMUND 4-1
6′ Skamaka, 45’+1′ Zapakosta, 57′ Pashaliç, 90’+8′ Samarxhiç / 76′ Adejemi

Goli i Samarxhiç (VIDEO)

Penalltia e dhënë për Atalantën (VIDEO) (VIDEO)

Goli i Adejemi (VIDEO)

Goli i Pashaliç (VIDEO)

Goli i Zapakosta (VIDEO)

Goli i Skamaka (VIDEO)

FORMACIONET ZYRTARE

Screenshot 2026-02-25 173435

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al

Te lidhura