Shërbimi i Burgjeve izraelite konfirmoi sot lirimin e 200 të burgosurve palestinezë në këmbim të lirimit të katër ushtarëve gra izraelite të mbajtura peng në Gaza që nga 7 tetori i vitit 2023.

Ky zhvillimi vjen në përputhshmëri me marrëveshjen që i dha fund luftimeve rreth 15 mujore në Gazë.
Katër pengjet izraelite u transportuan sot me automjete të Kryqit të Kuq tek forcat izraelite.
Menjëherë pas kësaj, autobusë me të burgosur palestinezë u panë duke u nisur nga burgu ushtarak izraelit ‘Ofer’ që ndodhet në Bregun e pushtuar Perëndimor.
The Palestinian prisoners have been released from Israeli jails. pic.twitter.com/chDwgI4IGl
— Hamdah Salhut (@hamdahsalhut) January 25, 2025
Ndërkohë që në Gaza kanë nisur festimet për këtë zhvillim pozitiv për popullin e tyre.
Pamjet e publikuara në rrjete sociale tregojnë të burgosurit që u liruan të veshur me tuta gri. Disa zbritën nga dy autobusë në anën egjiptiane të pikës kufitare që ndan Rafahun nga territori palestinez.
“Është një ndjenjë e papërshkrueshme,” tha një nga palestinezët e liruar për Al-Qahera NeWs, duke buzëqeshur nga dritarja e autobusit.
© Panorama.al











