Juventusi ishte i papërmbajtshëm në rrugën drejt një fitoreje spektakolare me shifrat 5-0 ndaj Kremonezes në Serie A, duke e çuar në katër ndeshje radhazi rekordin perfekt ndaj “Le Tigri” këtë shekull.

Me këtë fitore fantastike, “Zonja e Vjetër” ngjitet në vendin e katërt të renditjes së Serie A, katër pikë pas kryesuesve të kampionatit, Interit, edhe pse ka zhvilluar një ndeshje më shumë.
Ndërkohë, Kremoneze ndodhet në vendin e 13-të pas humbjes së katërt në gjashtë ndeshjet e fundit.
Për sa i përket golave, Bremer, Dejvid, Jildiz, autogoli i Terraçianos dhe Mekeni, ishin protagonistët e mbrëmjes së sotme. Në duelin e radhës, Juventusi do të përballet me Kaljarin, ndërsa Kremoneze pret Veronën.
FT JUVENTUS – KREMONEZE 5-0
Bremer 12′, Dejvid 15′, Jildiz 35′, Terraçiano 48′ (autogol), Mekeni 64′
GOLI I MEKENIT: VIDEO
AUTOGOLI I TERRAÇIANOS: VIDEO
GOLI I JILDIZ NGA PENALLTIA: VIDEO
PENALLTIA E JUVENTUSIT: VIDEO
VAR-I ANULON PENALLTINË E AKORDUAR FILLIMISHT NGA GJYQTARI NË FAVOR TË KREMONEZES: VIDEO
GOLI I DEJVID: VIDEO
GOLI I BREMER: VIDEO
FORMACIONET ZYRTARE
JUVENTUS (4-2-3-1): Di Gregorio; Kalulu, Kelli, Bremer, Kambiaso; Lokateli, Turam; MekKeni, Mireti, Jilldiz; Dejvid.
Trajner: Luçiano Spaleti
KREMONEZE (3-5-2): Audero; Terraçiano, Baskiroto, Bianketi; Zerbin, Grasi, Bondo, Xhonsen, Pecela; Bonacoli, Vardi.
Trajner: Davide Nikola
PANORAMASPORT.AL
© Panorama.al











