Lojtarët e Italisë u kapën nga kamerat duke festuar kualifikimin e Edin Xhekos dhe shokëve të tij të skuadrës në finalen për të shkuar në Botëror.

Boshnjakët reaguan menjëherë me tërbim duke shkruar në rrjetet sociale: “Shikoni këtë mungesë respekti dhe arrogancë nga Italia. Ata tashmë po festonin pasi fituam penalltitë. Do ta marrim parasysh këtë në Zenicë!
Look at this disrespect and arrogance by Italy. They were already celebrating after we won penalties. We will take this to account in Zenica!pic.twitter.com/P8DCNvpb39
— Bosnian Football (@BosniaNTBall) March 27, 2026
Videoja u bë virale brenda pak minutash dhe menjëherë shkaktoi zemërim në mediat sociale të Bosnjës.
Çfarë ndodhi pas ndeshjes kundër Irlandës së Veriut?
Kamerat e RAI-t u përqendruan te Dimarko, Pio Espozito, Vikario, Meret dhe Tonali duke festuar pas fitores së Boshnjës kundër Uellsit. “Axurrët” sapo ishin kualifikuar dhe po studionin kundërshtarin e së martës. Festa e tyre dukej e papërshtatshme dhe janë gjykuar në rrjet për sjelljen e tyre.
PANORAMASPORT.AL
© Panorama.al











