VIDEO/ Ernest Muçi është fantastik! Topi i goditur prej tij kap të papërgatitur rivalët, vjen goli te Trabzonspori

Feb 7, 2026 | 20:02

Ernest Muçi vijon sezonin spektakolar me Trabzonsporin. Sot ka asistuar golin e radhës, për të zhbllokuar ndeshjen në transfertë me Samsunspor që vlen për javën e 21-të të Superligës turke.

bandicam 2026-02-07 18-27-15-578

Ishte minuta e 23-të e ndeshjes, kur Muçi mori topin në krahun e djathtë të sulmit. Krosimi i tij me këmbën e majtë gjeti Onuaçu, që goditi me kokë dhe dërgoi topin në rrjetë.

Në dy javët e kaluara të kampionatit, Muçi nuk kishte kontribuar me gol apo asist. Sot e bëri duke u rikthyer sërish si protagonist, ndërsa më parë këtë javë shënoi dhe asistoi në Kupë.

Kartonin e Muçit, që është i huazuar, e zotëron Beshiktashi. Megjithatë duket çështje kohe, që Trabzonspori të paguajë rreth 8 milionë euro për të përfituar shërbimet e tij përfundimisht.

Goli i asistuar nga Ernest Muçi: (VIDEO)

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al

Te lidhura