Elbasani dhe Egnatia janë ndarë me barazim pa gola në “Elbasan Arena”.
Ky takim i javës 29 prodhoi dy kartonë të kuq, pretendime për penallti dhe tension. Ndeshja ishte e pazakontë, pasi Egnatia nuk kishte staf dhe në stol ndodhej vetëm doktori Ervin Karafili dhe përgatitësi atletik Andri Babaj.
Kartoni i parë i kuq u regjistrua që në minutën e gjashtë. Boje la Elbasanin me 10 lojtarë, pasi goditi në fytyrë Sotën. Gjyqtari Koçi mori vendimin drastik, pasi u thirr nga VAR për rishikim.
Elbasani luajti me një lojtar më pak për rreth 20 minuta. Më pas ishte Ruçi, që u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë dhe la Egnatian me 10 lojtarë.
Pretendimet për penallti nuk munguan nga të dyja skuadrat. Në fund, goli i mungoi supersfidës së javës në kampionat.
Elbasani vendoset 1 pikë para Vllaznisë, që do të përballet nesër me Dinamon. Në anën tjetër, Egnatia qëndron 2 pikë prapa verdhebluve. /Panorama Sport/
REZULTATET PËRFUNDIMTAR:
ELBASANI 0-0 EGNATIA
-Ruçi lë Egnatian me 10 lojtarë. Merr kartonin e dytë të verdhë. Ekipet mbeten me nga 10 lojtarë. (VIDEO)
-Tronditet Elbasani. Boje largohet me karton të kuq, pasi gjuan Sotën në fytyrë dhe rasti rishikohet me VAR. Ruçi i Egnatias u ndëshkua më parë me karton të verdhë. (VIDEO)
© Panorama.al












