Dinamo ka mposhtur Besën me rezultatin 3-0 në stadiumin “Air Albania”.
Ekipi i Ilir Dajës siguroi kështu çerekfinalen e Kupës së Shqipërisë.
Golin e parë e realizoi Bernard Berisha. Ishte minuta e 12-të, kur përfitoi nga gabimi i prapavijës së Besës.
Bregu dyfishoi shifrat në minutën e 80-të, ndërsa Hekuran Berisha vulosi rezultatin në kohën shtesë.
Për çerekfinalet do të ketë short, ndërsa Dinamo është pjesë e vazos së parë. /Panorama Sport/
Goli i Berishës: (VIDEO)
Goli i Bregut: (VIDEO)
Goli H. Berisha: (VIDEO)
REZULTATI PËRFUNDIMTAR:
DINAMO 3-0 BESA
12′ B. Berisha, 80′(p) Bregu, 90+1′ H. Berisha
FORMACIONET ZYRTARE:
DINAMO: Teqja, Tekseira, Guindo, Bregu, Maliqi, Nani, Qefalija, Berisha, Lorran, Neziri, Qardaku
Trajner: Ilir Daja
BESA: Dema, Kapo, Beqja, Godsvill, Migone, Nurja, Danaj, Spahiu, Begaj, Melo, Da Lima
Trajner: Gugash Magani
© Panorama.al












