VIDEO- Dëmtohet edhe rruga Korçë-Ersekë, aksi që kushtoi 80 milionë euro

Nov 23, 2025 | 14:56

Rruga Korçë-Ersekë ka filluar të shfaqë sërish problematika. Pas reshjeve të shiut që ranë ditët e fundit janë evidentuar plasaritje të mëdha në këtë aks rrugor.

Dëmtimet kanë ndodhur pikërisht në vendin ku një vit më parë pati rrëshqitje toke.

Aktualisht aksi është i qarkullueshëm ndërsa nuk dihet nëse plasaritja do të shkojë edhe më tej në strukturë.

Pas ndërtimit të rrugës çështja është në hetim nga SPAK.

© Panorama.al

Te lidhura