VIDEO/ Çmenduri në mes të Teksasit për Krishtlindje, grabitësit lidhin me kabllo bankomatin e marketit dhe e tërheqin zvarrë nëpër rrugë! Pamjet bëhen virale

Dec 25, 2025 | 16:37

Dy persona grabitën një dyqan ‘7-Eleven’ në Teksasin e Veriut’, në SHBA, në prag të Krishtlindjeve, pasi u përpoqën të vidhnin një bankomat brenda ndërtesës.

teksas hajdutet

Kamerat e sigurisë së dyqanit kapën lëvizjet e dy grabitësve, ku skena ka qenë e pazakontë. Pamjet u bënë shumë shpejt virale, teksa autorët lidhën me litar metalik bankomatin dhe e tërhoqën me makinë, duke e shkulur dhe shkatërruar gjithçka.

Me sa duket, njëri prej tyre e lidhi bankomatin në pjesën e pasme të automjetit të tyre me një kabllo, ndërsa i dyti shtypi gazin, duke rezultuar në shembjen e brendshme të dyqanit.

Sipas policisë, autorët e krimit u larguan, duke zvarritur bankomatin pas tyre. Megjithatë, pak më larg, kablloja u këput, duke rezultuar në ndalimin e vjedhjes dhe gjetjen e bankomatit të braktisur.

Pak më larg, u gjet gjithashtu i braktisur edhe SUV-i i përdorur nga autorët e krimit, i cili u përcaktua se ishte vjedhur nga Dallasi.

© Panorama.al

Te lidhura