VIDEO/ Çmenduri në finalen e Kupës së Afrikës! Senegali braktis ndeshjen për penallti “fantazmë”, ylli i Realit e shpërdoron në mënyrë të çuditshme

Jan 18, 2026 | 22:34

Finalja e Kupës së Afrikës, mes Senegalit dhe Marokut, rezervoi një fund të çmendur. Në minutën e 98-të, gjyqtari vendos të akordojë një penallti për Marokun, ky vendim u kontestua fuqishëm nga Senegali, që braktisi ndeshje për disa minuta, teksa penallti e akorduar u kosiderua si “fantazmë”.

G--anUlWAAEm8eb

Pas negociatave, lojtarët dhe stafi i Senegalit, u bindën për t’u rikthyer në fushë, ndërkohë që tifozët e Maraokut, ishin bërë gati për të festuar golin që do të sillte trofeun, ylli marokun, Brahim Diaz, i cili është pjesë e Realit të Madridit, e shpërdoroi 11-metërshin në mënyrë të çuditshme, teksa tentoi në versionin “alla Panenka”, gjuajtje u ndal lehtësisht nga portieri Mendi, duke bërë që finalja të shkonte në shtesa.

SHIKONI PAMJET

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al

Te lidhura