VIDEO/ Bethlehem ndezi dritat e pemës së Krishtlindjes për herë të parë pas dy vitesh nga lufta në Gaza, momente nga festa në sheshin e qytetit

Dec 6, 2025 | 21:55

Për dy vite me radhë, gjatë luftës në Gaza, të gjitha festimet publike të Krishtlindjes në Betlehem, në Bregun Perëndimor të pushtuar, ishin anuluar.

maketa-bithleem

Megjithatë, pas armëpushimit të fundit, qyteti vendosi që festimet të rikthehen këtë vit, me simbolin më domethënës, ndezjen e pemës së Krishtlindjes përballë kishës historike të Lindjes, raportoi BBC.

“Ishin dy vite të vështira heshtjeje. Pa Krishtlindje, pa punë, pa aktivitet,” tha kryetari i Bashkisë së Betlehemit, Maher Kanawati.

Kryebashkiaku pranoi se vendimi për rikthimin e festimeve nuk ishte pa polemika.

“Disa mund të thonë se nuk është e drejtë, të tjerë se është. Por thellë në zemrën time besoj se ishte gjëja e duhur. Krishtlindjet nuk duhet të ndalen kurrë. Ato janë drita e shpresës për ne”, tha ai.

Banorët, si të krishterë, ashtu edhe myslimanë, pozonin për fotografi para pemës së Krishtlindjes, e zbukuruar me topa të kuq e të artë.

© Panorama.al

Te lidhura