FOTOLAJM/ Eva Murati në Itali pa të dashurin, Egli Tako fsheh partnerin! Pozat sensuale nga bregdeti të vajzave VIP

Jun 20, 2026 | 13:49

Nëse mendoni se është shumë herët për të nisur pushimet tuaja, jeni gabim. Nëse u hidhni një sy rrjeteve sociale, do të shihni që të njohur e të panjohur kanë nisur tashmë sezonin e pushimeve.

vajzave vop eva murati

Megjithatë, si çdo javë ne kemi dëshirë që të ndalojmë tek të famshmit. Është pikërisht ai momenti, që kudo që sheh ndonjë VIP, është gjithmonë me bikini. Dhe pozat sensuale nga bregdeti, nuk na i kursejnë aspak.

EGLI TAKO

Qëkur doli nga “Big Brother” Egli Tako ka vendosur që ta mbajë jetën private sa më diskrete. Në rrjet është aluduar shpeshherë për një lidhje të sajën, por ajo kurrë nuk ka konfirmuar asnjë fakt të ri. Duket se kështu do të vijojë edhe këtë verë, ku prezantuesja pak do të zbulojë për jetën sentimentale.

egli tako

E teksa duket se vera për të do të jetë e gjatë dhe e nxehtë, Egli ka ndarë me ndjekësit pamje nga fundjava e saj në jug. Në top formë dhe pa shoqërues me vete, Egli ka treguar se kjo verë do të jetë një moment i mirë për të ngritur temperaturat herë pas here në rrjetet sociale.

EVA MURATI

Dihet që destinacioni i preferuar për pushime i Eva Muratit është Italia dhe konkretisht Sardenja. Prej disa kohësh moderatorja është në një lidhje me një biznesmen italian, çfarë e ka afruar edhe më shumë me shtetin fqinj.

Eva Murati (1)

Vera ka nisur edhe për të, ndonëse ka një periudhë të ngarkuar për shkak të Botërorit që po mbahet këtë verë.  Megjithatë, Eva jo vetëm që ka gjetur kohë të pushojë, por ka gjetur kohë që të publikojë edhe disa foto shpërthyese në rrjet.

Eva Murati (2)

Ajo që na bëri përshtypje është fakti se Eva ka zbuluar se gjendej me mikeshat në këto pushime dhe nuk ka asnjë gjurmë nga partneri i saj.

FRANÇESKA MURATI

Françeska po jeton ditë të arta. Pas lidhjes së re që ka nisur, ajo duket se po shijon jetën në çdo detaj. Vetëm pak ditë më parë ajo mbajti edhe një festë për ditëlindjen e saj, ku ra në sy luksi i madh i këtij organizimi.

FRANÇESKA MURATI (2)

Madje vetë ish-banorja e “Big Brother” u pa edhe duke shpërndarë para për të ftuarit e saj. E pas kësaj feste, pak ditë relaksi janë mëse të merituara. Në rrjet ajo ka publikuar foto ku shfaqet buzë një pishine.

FRANÇESKA MURATI (1)

Nuk dihet nëse në këto ditë ajo shoqërohet nga i dashuri i saj i ri, apo nga familja, por ajo që dimë me siguri është fakti se Françi di sesi ta shijojë jetën.

REZARTA SHKURTA

Prej disa kohësh ka treguar se muzika është dytësore tashmë për të. Edhe pse vetëm pak ditë më parë, ajo lançoi versionin e saj remix të këngës së saj.  E nëse muzika për të tashmë është një pasion, angazhimet mes punës në biznes, dhe pushimeve janë kryefjala e ditëve të verës.

rezarta shkurta (2)

Ndonëse preferon që të jetë disi e tërhequr nga rrjetet sociale, Rezarta sigurohet që sa herë që poston, të jetë bombastike.

Gjatë pushimeve të saj, këngëtarja ka publikuar një foto me bikini, ku duhet thënë pak vend i ka lënë imagjinatës. Me pamje provokuese dhe plot sharm, artistja na ka treguar se vijon të mbetet ndër femrat më sensuale në vendin tonë.

rezarta shkurta (1)

MONIKA LUBONJA

Pushimet kanë nisur edhe për Monika Lubonjën. U bë shumë kohë që aktoren e shohim gjithnjë vetëm, edhe pse ashtu si vetë ajo është shprehur, është në kërkim të një burri. E teksa fati ende nuk ka trokitur në derën e saj, ajo vijon ta shijojë jetën.

monika lubonj (2)

Këtë herë, Monika na ka ‘qerasur’ me disa shkrepje nga pushimet e saj. E hipur mbi një varkë dhe në dukje tejet e relaksuar, ajo ka publikuar foto nga pushimet e saj. Nuk e dimë se kush është me të në këto ditë buzë detit, por ajo që dimë me siguri është fakti se aktorja ende është single dhe asnjë dashuri e re nuk ka mbërritur ende.

monika lubonj (3) monika lubonj (1)

© Panorama.al

Te lidhura