Atalanta regjistroi fitoren e nëntë në 11 ndeshjet e fundit në të gjitha kompeticionet (2 humbje), duke mposhtur Torinon 2-0 në Bergamo dhe duke qëndruar fuqishëm në garën për zonën europiane të Serie A.
Edhe pse Atalanta mbetet aktualisht në vendin e shtatë, diferenca me gjashtëshen e parë është vetëm tre pikë.
Golat e De Ketelares dhe Pasaliç, i dhuruan fitoren e artë bergamaskëve. Por ajo ç’ka e prishi disi festën ishte dëmtimi i Gjimshitit në minutën e 44-t.
Nga ana tjetër, Torino humbi shansin për të fituar tre ndeshje radhazi në transfertë në Serie A për herë të parë që nga maji i vitit 2023.
Për sa i përket Ismajlit, ai u aktivizua titullar gjatë gjithë takimit, ndërkohë që Asllani qëndroi sërish në stol. Në duelin e radhës Atalanta do të përballet me Pizën në transfertë, ndërsa Torino pret Romën. /Panorama Sport/
GOLAT E NDESHJES: VIDEO
© Panorama.al












