Gjatë tensioneve përpara Kuvendit, ku protestuesit u mblodhën në nisje të seancës plenare, një efektiv policie ka qëlluar me grusht aktivistin dhe ekspertin Gent Progni.
Gjatë përplasjes, njëri nga policët që ishin përpara protestuesve, shihet teksa e godet aktivistin me grusht në fytyrë. Mësohet se ai që e qëlloi aktivistin është shefi i “Shqiponjave”, Enid Pasho.
Dritan Hoxhaj dhe Shkëlzen Bushi u shoqëruan në polici gjatë tensioneve, ndërsa konfirmohet se numri i të shoqëruarve është 6.
Protestuesit u mblodhën para Kuvendit ndërsa përsërisnin thirrjet për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe largimin e të gjithë klasës politike. Ata qëlluan me vezë edhe ndaj disa makinave të përfaqësuesve të qeverisë.
© Panorama.al











