“Protesta e orës 19:00 ka filluar” – Qytetarët e mbledhur para Policisë bëjnë thirrje: E gjithë Shqipëria të vijë këtu! Të lirohen shokët tanë, ose do jemi në mosbindje civile

Jun 30, 2026 | 14:50

Qytetarët, të cilët janë mbledhur përpara Drejtorisë së Policisë së Tiranës duke kërkuar lirimin e protestuesve që u shoqëruan më herët për shkak te tensioneve para Kuvendit, theksuan se protesta e orës 19:00 ka filluar.

protestuesit

Ata iu bënë thirrje shqiptarëve që t’iu bashkohen përpara Policisë.

“I bëjmë thirrje çdo qytetari të bashkohet në protestë, se protesta e thirrur në orën 19:00 ka filluar. Një ngjarje e paprecendentë ka ndodhur, protestuesit paqësore janë arrestuar para parlamentit dhe e gjithë Shqipëria duhet të vijë këtu.”, tha njëri nga protestuesit.

Ndërsa një tjetër theksoi se nëse nuk lirojnë protestuesit e shoqëruar, do të kalojnë në mosbindje civile.

“I bëj thirrje çdo shqiptari që të na bashkohen. Ishte policia që na provokoi, ne do të jemi në mosbindje civile ose do të lirojnë shokët tanë që po protestojnë paqësisht, ose do të jemi në mosbindje civile. Le ta marrin veshtë gjithë iu bëj thirrje me shpirt e zemër që të na bashkohen.”, tha ai.

© Panorama.al

Te lidhura